Pasuria, ILDKP hedh shortin për 188 zyrtarë

Apr 20, 2011 | 10:28

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Deklarimit të Pasurive ka hedhur sot shortin për përzgjedhjen e zyrtarëve të cilët do t’i nënshtrohen hetimit të pasurisë. Shorti është bërë në një transmetim live për mediat, në prani edhe të kreut të prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadorit Eugen Wollfarth, i cili ka bërë edhe celjen e përzgjedhjes.

Sipas kreut të ILDKP-së, Adriatik Llalla, procesi është shumë i rëndësishëm dhe krejt transparent dhe synon jo vetëm deklarimin e pasurisë në përputhje me ligjet në fuqi, por edhe hetimin për konfliktin e interesit.

Në listën elektronike bëjnë pjesë të gjithë zyrtarët e lartë, të cilët ligji i detyron të bëjnë transparente pasurinë e tyre. Sot shorti përcakton 188 zyrtarë nga 4622 që janë në total dhe gjithcka bëhet në mënyrë rastësore sipas përzgjedhjes kompjuterike.

Mes emrave te pare te perzgjedhur renditen, Shemsi Prenci, kreu i FNSH-se, Dëshira Subashi, nenkryetarja e KQZ-se, deputetet Tom Doshi, Edi Paloka, Qemal Minxhozi, Ermonela Felaj, Aldo Bumci, Luan Skuqi, Gjok Jaku, drejtori i RTSH-se, Petrit Beci, Lindita Nikolla, etj.

© Panorama.al

Te lidhura