Heqja e non gratës së Berishës, Lela: Iu komunikua nga një përfaqësues i DASH! Ky veprim do të ndikojë në ripërtëritjen e PD

Jun 11, 2026 | 15:38

Drejtori i komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela theksoi se heqja e non gratës nga SHBA kreut të partisë Sali Berisha iu komunikua nga një përfaqësues i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

sali berisha

 

“Janë disa forma te komunikimit që janë realizuar, si me shkresë si me telefonatë. I është hequr non grata katërcipërisht përndryshe Berisha nuk do të dilte në kuvend dhe të jepte atë deklaratë që dha. E dini që prej një viti kanë deklaruar pëshpërima për heqje të mundshme të non gratës. Berisha në asnjë moment nuk ka bërë me dije asgjë për këto. U bë sot për arsye që lidhen me faktin e ndodhur, rënien e një non grate. Ajo që thotë Berisha duhet marrë si e vërteta se ai ishte targeti. Atij i kanë ardhur letrat. Nëse thotë se ishte i sanksionuar vetëm për vizën atëherë kështu është. 

Ka pasur një telefonatë nga një përfaqësues i DASH pasi ka marrë edhe një formë dokumentare të lajmit. Një dokument ku citohej se non grata ose sanksioni nuk është më dhe zoti Berisha është i lirë të udhëtojë në SHBA dhe me të gjitha gjërat që kjo sjell më vete. “, u shpreh ai.

Sipas tij, heqja e sanksionimit ka rrëzuar edhe akuzat e ngritura ndaj tij për korrupsion madhor dhe minim të sigurisë së SHBA-së. Sipas Lelës, kryedemokrati i “mbijetoi” dy vetingjeve, në Shqipëri dhe në SHBA.

“Heqja e non gratës e dekodon edhe tekstin. Sepse pretendimi apo po themi formulimi  i certifikatës së non gratës ka qenë për korrupsion madhor dhe minim të sigurisë së SHBA. Rënia e non gratës tregon se nuk ka qenë as njëra as tjetra. Pra nuk i është gjetur ndonjë provë e korrupsionit dhe nuk ka minuar SHBA. Non grata ka rënë bashkë me atë tekst për të cilin është ngritur. U ngrit nga Blinken e të tjerë gjëra që kemi stërthënë dhe ato që pretendoheshin nuk ekzistojnë. Berisha i mbijetoi dy vettingjeve 35 vjeçare nga këta tanët nga drejtësia e re e këtushme dhe nga makineria e vettingut amerikan se ai dokumentacion ka qenë në zyrat atje për shumë gjatë dhe fakti që ra tregon se non grata ka qenë strukturë politike me qëllim të goditjes politike të liderit të opozitës.”, shtoi ai.

 

Për të, ky lajm do të ndikojë në ripërtëritjen e PD-së.

“Ndikon në ripërtëritjen komunikative organizative dhe strukturore. E dyta ka hequr prangat kryesore të vëna nga të tjerët dhe i është çelur horizonti, mundësia dhe prospekti i një gare politike”, u shpreh ai.

© Panorama.al

Te lidhura