Topat e futbollit “Serbia”, me stemë dhe hartë pa Kosovën, kanë mbushur tregjet e Serbisë. Edhe pse imazhet e stampuara në topa “shkelin Kushtetutën e Serbisë”, prodhimet kanë kaluar kufirin dhe doganën serbe pa asnjë pengesë, pas importit nga Kina, ku edhe janë prodhuar. Sipas gazetës “Kurir”, topat mund të gjenden dhe të blihen në çdo dyqan lodrash, qoftë dyqane kineze, qoftë qendrat tregtare në Serbi. Çudia më e madhe është fakti se Kina është një nga vendet që e ka kundërshtuar pavarësinë e Kosovës dhe shkëputjen e saj nga Serbia.











