Gruaja me 208 mjete në emër të saj, burri shqiptar kapet me marijuanë

Dec 25, 2016 | 15:45

Një shqiptar është ndaluar për një kontroll nga policia në Itali pasi po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara.Polizia-sequestro-droga-TorinoPas ndalimit nga karabinierët në Torino ndërsa shqiptari 28 vjeç po drejtonte një Ford Focus Së, ata vërejtën nervozitet te ai.

Nga verifikimi paraprak rezultoi se makina i përkiste bashkëshortes së tij, e cila gjithashtu kishte në emër të saj edhe 208 automjete të tjera.sequestro-marijuana-barriera-trofarello-tangenziale-161222-2

Më pas policia italiane nisur nga dyshimet nisi një kontroll të imët në automjet, ku zbuloi 54 kg marijuanë, të cilën e kishte fshehur në pjesë e bagazhit.

 

© Panorama.al

Te lidhura