VIDEO/ GJKKO i hoqi masën “arrest në shtëpi”, Ajola Xoxa del nga ambientet e gjykatës dhe hesht para mediave

Feb 12, 2025 | 22:58

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa, ka dalë nga ambientet e GJKKO-së pas një seance maratonë.


View this post on Instagram

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

GJKKO i hoqi masën arrest në shtëpi Ajolës, duke i caktuar masën detyrim paraqitje.

Sakaq Ajola nuk bëri asnjë prononcim për mediat. Me të dalë nga GJKKO, ajo u fut në makinë dhe u largua, duke heshtur para kamerave.

Gjykata e Posaçme  konfirmoi mbrëmjen e sotme masën e sigurisë “arrest në burg” për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.

Ndërkohë që për Ajola Xoxën, GJKKO ndryshoi  masën e sigurisë, nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje” dhe i ka ndaluar daljen jashtë shtetit, pa autorizimin e gjykatës.

GJKKO vendosi gjithashtu vazhdimin e masësë së sigurisë “arrest në burg” për biznesmenin Elman Abule dhe “detyrim paraqitje” për 5 tjerët Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.

LEXO EDHE: Erion Veliaj u la në burg! Mbështetësit bllokojnë hyrjen e GJKKO: Do përshëndesim kryetarin, forca Lali!

 

© Panorama.al

Te lidhura