GJK anuloi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt, avokatja: Kjo është një çështje që ka sjellë një precedent të parë në vendin tonë!

Nov 3, 2025 | 21:40

Avokatja Brikena Kasmi foli sot në emisionin “Log.” në News24 nën moderimin e Endri Xhafos për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila anuloi sot vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga detyra e tij si kryebashkiak i Tiranës si edhe dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet lokale në Tiranë.

Kasmi tha se vendimi i GJK është një vendim që ka sjellë një precedent të parë në vendin tonë.

“Ky është një vendim që ka sjellë një precedent të parë në vendin tonë…Kjo është një çështje që ka të bëjë me 3 aspekte, e para është aspekti i demokracisë, aspekti politik dhe aspekti ligjor. Kishte dy përplasje për herë të parë një doktrinë që do t’i hapi rrugë shumë e shumë gjërave të tjera, sepse konflikti mes juridiksionit administrativ dhe juridiksionit kushtetues është bërë një çështje që diskutohet që nga hyrja e ligjit 49 në fuqi të vitit 2012”, u shpreh avokatja.

Brikena Kasmi: Ky është një vendim që ka sjellë një precedent të parë në vendin tonë.
Kjo është një çështje që ka të bëjë me 3 aspekte, e para është aspekti i demokracisë, aspekti politik dhe aspekti ligjor. Kishte dy përplasje për herë të parë një doktrinë që do t’i hapi rrugë shumë e shumë gjërave të tjera, sepse konflikti mes juridiksionit administrativ dhe juridiksionit kushtetues është bërë një çështje që diskutohet që nga hyrja e ligjit 49 në fuqi të vitit 2012.

Nëse çështja do të ishte brenda juridiksionit kushtetues, apo brenda juridiksionit administrativ tashmë jemi shumë me kërshëri të madhe presim arsyetimin e vendimit të GJK. Shpresoj të jetë një vendim që do ti hapi rrugë shumë praktikave të mira në mbrojtje të pushteti vendor dhe duke pasur parasysh që konflikte të tjera ka pasur shumë.

Tashmë ky është një vendim i ri nga pikëpamja e praktikës dhe jurisprudencës që shtron GJK. Në zgjedhjet e mëparshme u elaburua se dekreti i presidentit, përcaktimi e datës së zgjedhjeve është një dekret akt administrativ.

© Panorama.al

Te lidhura