Brenda muajit të ardhshëm, në Gjirokastër, do të çelet konsullata italiane. Kjo është bërë e ditur nga konsulli i përgjithshëm italian në Konsullatën e Vlorës Sergio Strozzi.
Ai ka qenë i pranishëm në qytetin e gurtë, ku ka marrë pjesë në një ceremoni për inagurimin e Qendrës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane pranë Universitetit “Eqerem Cabej”. Në fjalën e tij zoti Strozzi, ka vlerësuar bashkëpunimin e shkëlqyer me Universitetin e Gjirokastrës dhe njëkohësisht shprehu bindjen e thellë se ky bashkëpunim, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe jo vetëm në fushën e arsimit.
“Bashkëpunimi në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe celja së shpejti e Konsullatës Italiane në Gjirokastër, do të krijojnë premisa të mira edhe për intensifikimin e projekteve në fushën e biznesit”- tha Strozzi.
Piro Nase
© Panorama.al











