Gjeorgjia akuzon Rusinë: Po planifikojnë sulme

Apr 1, 2011 | 10:44

Autoritetet gjeorgjiane kanë akuzuar sërish Rusinë se ka angazhuar persona për të kryer sulme brenda territorit gjeorgjian. Ata kanë arrestuar tre persona, nën akuzat se planifikonin të hidhnin në erë disa ndërtesa publike në qytetin e Kutaisit. Sipas burimeve zyrtare gjeorgjiane, tre të arrestuarit kanë pranuar se e kanë marrë lëndën shpërthyese nga një oficer i Federatës Ruse. Armiqësia e Gjeorgjisë me Rusinë është rritur që pas luftës së separatistëve në Transdenstria dhe Abkhazi, të cilat Rusia i njohu si të pavarura. Ky është rasti i disatë brenda pak muajve që autoritetet gjeorgjiane arrestojnë “porositës” të rusëve.

© Panorama.al

Te lidhura