Një ditë pas atentatit mafioz në afërsi të aeroportit të Rinasit, në vendngjarje ndodhen ende gëzhoja plumbash në tokë, siç shihet edhe në imazhin e siguruar nga Panorama.al.

Viktima Gilmando Dani, mik dhe krahu i djathë i Emiljano Shullazit, dhe i plagosuri, efektivi i Agjencisës së Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani alias Sheqeri, kanë udhëtua nga Barcelona ditën e djeshme (11 Nëntor) para se ndaj tyre të qëlloj me breshëri plumbash me katër armë nga 3 qitës.
Fluturimi ishte planifikuar në orët e para të mëngjesit, por mësohet se linja ajrore kishte shtyrë udhëtimin për në drekë.
Makina “Toyota” ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullimin pranë aeroportit kur ndodhi atentati.
E gjithë zona, në momentin e ardhjes së makinës nga Nikla deri në Rinas, dhe më pas kur u largua në të njëjtin drejtim, ka qenë pa energji elektrike, raporton gazetarja Xhensila Kodra.
Kjo ka ngritur dyshime të forta tek hetuesit pas për shkak të mungesës së energjisë asnjë kamera nuk e ka fiksuar lëvizjet e mjetit ku ndodheshin autorët.
© Panorama.al











