Gavi u pa në një situatë të sikletshme pas vërshëllimës përfundimtare te Spanjë-Argjentinë. Paredes po e sulmonte, ndërsa tek Argjentina nuk e kapërdinë lehtë humbjen.

Sa i përket Spanjës mund të kuptohet se atmosfera është mjaft pozitive. Shokët e skuadrës bënë shaka me Gavin, duke i kujtuar si përfundoi në tokë pasi mbrojti Erik Garsian.
“Hesht, idiot, të rrëzuan përtokë dhe të hëngrën të gjallë”, dëgjohej në Instagramin e Gavit ndërsa ky i fundit ishte drejtpërdrejt nga dhoma e zhveshjes.
Spanja tashmë regjistron dy Kupa Bote. Në 16 vitet e fundit, askush nuk ka bërë më mirë se spanjollët.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











