Gjatë protestës së radhës kundër qeverisë, qytetarët kanë përdorur pankarta me mesazhe ironike dhe kritika ndaj figurave politike, duke paraqitur ato që i cilësojnë si “5 kërkesat e protestuesve”.
Në pankarta janë ironizuar disa prej përfaqësuesve të mazhorancës, mes tyre Taulant Balla dhe ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku, ndërsa një mesazh i veçantë u është drejtuar të gjithë deputetëve socialistë për rolin e tyre në raport me qytetarët.
Në njërën prej pankartave shkruhej: “Kërkesa 1: Taulant Balla të heqë dorë nga ekonomia dhe të fillojë punë ndërtimi.”
Ndërsa një tjetër pankartë kishte një mesazh ironik për deputeten socialiste të Fierit, Zegjine Çaushi, ku shkruhej: “Kërkesa 2: Zeqineja të rifillojë shkollën nga klasa e parë, por këtë herë me prezencë të detyrueshme.”
Pankartat kanë ironizuar edhe ish-numrin dy të qeverisë, Belinda Ballukun, të cilës nga hetimet e SPAK, dyshohet se ka në pronësi mbi 300 apartamente.
“Belinda Balluku të lëshojë shtëpitë me qira, 300 mijë lekë në muaj dhe agjenti i shitjeve të jetë Edi Rama”, shkruhej në pankartë.
Një tjetër mesazh u drejtohej deputetëve PS-së, ku protestuesit kërkonin që ata të jenë më afër problemeve të qytetarëve dhe jo të rishpërndajnë postimet e kryeministrit Rama.
“Kërkesa 5: Deputetëve t’ju mësohen gjërat elementare si për shembull që të jenë në krah të halleve të popullit, jo për të bërë reposte postimeve të Edi Ramës ose te bëjnë zemra në çdo budallallik që hedh”, shkruhet në pankartë.
© Panorama.al
















