“Ju erdhi fundi”- Protesta e 51-të para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës: Nesër më shumë! Rama jepe dorëheqjen

Jul 20, 2026 | 21:33

Mijëra qytetarë u mblodhën edhe sot në ditën e 51-të të protestës para kryeministrisë.


Me parulla, pankarta dhe thirrje, ata kërkuan dorëheqjen e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

protesta foto bulevard

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ku u kërkua ndryshimi i klasës së vjetër politike dhe ardhjen e Gjeneratës Z, ata marshuan si përnatë rrugëve të Tiranës.

sheshi plot

sheshi proteste

“Shqipëria kërkon revolucion”, “Ju erdhi fundi”, “Rama jepe dorëheqjen”, ishin disa nga thirrjet.

protesta bulevard

Qytetarët kërkuan një Shqipëri të re, teksa denoncuan skandalet e qeverisë dhe korrupsionin e zyrtarëve.

shshu

Mes thirrjeve ishin edh ato për burgosjen e dy liderëve politikë Rama e Berisha, si dhe për ish-zv/kryeministren Belinda Balluku.

protesta shesh sot

protesta sot shesh

© Panorama.al

Te lidhura