Temperaturat vijojnë të mbeten të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Jul 21, 2026 | 7:29

Vendi ynë, ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

moti

Moti parashikohet me kthjellime kryesisht në jug dhe alternime vranësirash mesatare e lokalisht të dendura, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët në veri e qendër, dhe lokalisht shtrëngata të izoluara afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim kryesor  veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa në bregdet në veriperëndim hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri 14m/s. Ndërsa valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Si do të jenë temperaturat:

QYTETET  Temperaturat

Shkodër      23/37

Kukës          20/36

Lezhë          21/35

Dibër           19/35

Durrës        21/33

Tiranë         25/39

Elbasan       24/40

Berat           20/40

Vlorë           23/38

Korçë            18/36

Gjirokastër  17/40

Sarandë       23/38

© Panorama.al

Te lidhura