“Gangnam Style” i Psy thyen rekordin në YouTube, bëhet videoklipi i parë K-pop që kalon 6 miliardë shikime

Jul 21, 2026 | 13:35

Kënga hit e artistit jugkorean Psy, “Gangnam Style”, ka kaluar shifrën e 6 miliardë shikimeve në YouTube, duke u bërë videoklipi i parë muzikor i zhanrit K-pop që arrin këtë rekord.

Capture

Sipas agjencisë së këngëtarit, videoklipi e arriti këtë moment historik më 17 korrik, rreth 14 vjet pas publikimit të tij më 15 korrik 2012.

Për të shtuar një miliard shikime të tjera, nga 5 miliardë në 6 miliardë, videos iu deshën rreth dy vjet e shtatë muaj, pasi kishte kaluar shifrën e 5 miliardë shikimeve në dhjetor të vitit 2023.

Me melodinë e saj të veçantë, koreografinë ikonike dhe videoklipin karakteristik, “Gangnam Style” u shndërrua në një fenomen global që pas publikimit.

Në dhjetor të vitit 2012, kënga u bë videoklipi i parë në YouTube që arriti 1 miliard shikime. Ajo gjithashtu qëndroi për shtatë javë radhazi në vendin e dytë të klasifikimit amerikan Billboard Hot 100, duke ndihmuar në zgjerimin e K-pop-it në tregun muzikor ndërkombëtar.

 

© Panorama.al

Te lidhura