Ish-Sekretari Britanik i Mbrojtjes, John Healy, do të marrë detyrën e Kancelarit të Thesarit në qeverinë e re të Andy Burnham, njoftoi sonte Downing Street.
Healy, 66 vjeç, dha dorëheqjen nga qeveria e Keir Starmer muajin e kaluar, duke e akuzuar atë se nuk kishte investuar mjaftueshëm burime në ushtri dhe se e kishte lënë vendin shumë larg asaj që nevojitet për të mbrojtur veten në një botë të rrezikshme.
Healy, një politikan veteran i njohur i Partisë Laburiste, nuk shihej si një kandidat i mundshëm për ministrinë kyçe të financave. Megjithatë, ai kishte shërbyer si ministër i financave midis viteve 2002 dhe 2007.
Qëllimi i tij tani do të jetë të ndihmojë Burnham të gjejë më shumë burime për të investuar në mbrojtje.
Ed Miliband merr detyrën si Sekretar i Jashtëm, Shabana Mahmud mbetet në Ministrinë e Brendshme
Ed Miliband – Sekretar i Energjisë në qeverinë e Keir Starmer dhe ish-lider i Partisë Laburiste (2010-2015) – është emëruar Sekretar i Jashtëm në qeverinë e Andy Burnham, njoftoi sot Doëning Street.
Sekretarja e Brendshme Shabana Mahmood, e njohur për qëndrimin e saj të ashpër ndaj imigracionit, është mbajtur në postin e saj.
© Panorama.al












