Në ditën kur Kuvendi zhvillon një nga seancat e fundit plenare para pushimeve, protestuesit kanë lënë një mesazh gjigand në bulevardin përpara Kryeministrisë.
Me germa të mëdha në shesh është shkruar “23 Korrik”, duke iu referuar thirrjes së radhës për qytetarët që të mblidhen në protestë në këtë datë.
Mesazhi është vendosur në hapësirën ku prej ditësh zhvillohen tubimet kundër qeverisë, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje për vijimin e rezistencës deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se qytetarët u mblodhën edhe ditën e sotme para Parlamentit teksa zhvillohej një tjetër seancë plenare. Protestuesit nuk kursyen thirrjet ndaj deputetëve, të cilët i quajnë “deputetë të krimit”, si edhe goditjet me vezë ndaj tyre.
Edhe sot ata u përballën me një kordon të gjatë dhe të fortë sigurie nga forcat e policisë, të cilët penguar afrimin e tyre drejt ligjvënësve dhe godinës së Parlamentit.
© Panorama.al














