Me thirrje kundër qeverisë dhe mesazhe drejtuar institucioneve të drejtësisë, qytetarët kanë mbyllur protestën e 51-të të zhvilluar në Tiranë.
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit zhvilluan marshimin e tyre në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet kundër kryeministrit Edi Rama dhe duke kërkuar reagim nga SPAK.
“Arrestoni Ramën!”, ka qenë një prej thirrjeve të përsëritura gjatë marshimit dhe në përfundim të saj nga qytetarët.
Në përfundim të tubimit, protestuesit u bënë thirrje mbështetësve të tyre për t’u rikthyer sërish ditën e nesërme, duke përsëritur mesazhin: “Nesër më shumë!”, si edhe për t’u mbledhur para Parlamentit më datë 23 korrik, kur zhvillohet seanca e fundit plenare para pushimeve.
Më 23, n’Parlament”, thirrën ata në mbyllje.
© Panorama.al












