Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëkohësisht kandidat në listën e hapur të Partisë Socialiste për Tiranën, deklaroi se objekivi numerik i PS-së në Tiranë është 20 ose më shumë mandate në zgjedhjet e 11 majit.

“Për objektivin numerik, unë thash të pakën 20 ose mbi. Akoma ka situate në territor që në po mundohemi që ti adresojmë. Ka kandidatë që po shkojnë rreth ose drejt atyre komuniteteve përfaqësimet për të cilët ata janë në listë”, tha ai në “Open” në News24.
Po ashtu ai theksoi se duhet që të 37 kandidatët që janë në listë, të luftojnë deri në fund, edhe pse jo të gjithë mund të bëhen deputetë.
Blendi Gonxhja: Për objektivin numerik, unë thash të pakën 20 ose mbi. Akoma ka situate në territor që në po mundohemi që ti adresojmë. Ka kandidatë që po shkojnë rreth ose drejt atyre komuniteteve përfaqësimet për të cilët ata janë në listë.
Sa më plurale të jetë kjo punë, sa më kujdesshme të jetë që ne të vjelim ato lule, ato vota, për kanistrën e madhe të PS, që të mos jetë një buqetë e shumëngjyrshme, por sa më e madhe dhe të jetë një mbledhje e sa më shumë votave nga sa më shumë komunitetet, njerëz, minoranca, pjesë të kryeqytet.
Vetëm në këtë mënyrë mendoj se do kishim një rezultat shumë të lartë. Varet shumë nga mënyra se si secili nga ne e ka ndërtuar. Do duhet që të 37 kandidatët që janë në listë, të luftojnë deri në fund, dhe të besojnë që edhe pse jo të gjithë mund të bëhemi deputetë, do duhet ta mirëkuptojnë këtë fakt, ama sa më shumë të besojmë dhe punojmë deri në fund për çdo votë të të gjithëve.
© Panorama.al











