Fushë Krujë, plagosen me armë zjarri dy persona

Apr 22, 2011 | 9:25

FUSHE KRUJE- Dy persona janë qelluar me arme zjarri nga perosna ende te paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur gjate oreve te nates ne nje lokal ne Fushe Kruje, ne rrethana ende te pasqaruara nga policia. Sipas te dhenave te para te policise, nje nga te plagosurit eshte identifikuar si shtetasi Shpëtim Duka, nderkohe nuk behet ende me dije identiteti i te plagosurit tjeter.

Ata jane transportuar me urgjence ne Spitalin Ushtarak  ne Tirane per t’iu nenshtruar nderhyrjes mjeksore, nderkohe qe ne vendin e ngjarjes policia ka nisur hetimet per zbardhjen e krimit.

Nuk ka ende asnje piste per motivet e plagosjes dhe asnje te dyshuar si autor te ngjarjes. Grupi hetimor po mbledh deshmite ne vendin ku ndodhi plagosja dhe po heton per zbardhjen e saj.

© Panorama.al

Te lidhura