TIRANE- Kandidati i “Aleancës për qytetarin” për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha ka komunikuar sot në një mënyrë mjaft të veçantë me elektoratin.
Të gjithë fansat e tij në Facebook kanë patur mundësinë të dërgojnë pyetjet e tyre, ku më pas kanë marrë një përgjigje nga Basha, po nëpërmjet rrjetit social Facebook.
Në të parin komunikim të këtij lloji në Shqipëri, Basha fillimisht ka përshëndetur dhe falenderuar të gjithë fansat e tij, për mbështetjen dhe për pyetjet e bëra.
Në një pjesë të mirë të pyetjeve, të dërguara kryesisht nga të rinj, dukej se ishin të interesuar për të mësuar më shumë lidhur me projektet që Basha ka prezantuar gjatë këtyre ditëve të fushatës.
Basha, tha se ky nuk është komunikimi i parë politik i këtij lloji, por është i pari në Shqipëri dhe se gjatë kësaj fushate Facebook do të mbetet një rrugë aktive komunikimi mes tij dhe mbështetësve.
Më poshtë linku ku mund te shikoni videon
http://www.justin.tv/bashapertiranen/b/284474553
© Panorama.al











