Nuk ishin të paktë ata që u çuditën nga Selami Jenisheri në Parlament, teksa mori mandatin, pasi deputetët e opozitë u larguan.

Një figurë shumë e komentuar, për shkak edhe se vinte me biçikletën e tij në Parlament. Megjithatë, tashmë që nuk është më pjesë e politikës, ai vijon të jetë në qendër të vëmendjes, sa herë emri apo fotoja e tij qarkullon në media.

Këtë herë paparaci ynë e ka fotografuar pranë Kryeministrisë, ku ish-deputeti ka vendosur që të parkojë biçikletën e tij, ngjyrë rozë. Duket se një telefonatë, apo një mesazh e ka bërë që të ndalojë Selamiun dhe të nxjerrë telefonin për t’u marrë me të.

Nuk e dimë se çfarë ia ka ndaluar udhëtimin ishdeputeti, por ajo që dimë është fakti se shpesh herë, Jenisheri, i ka çuar sytë drejt Kryeministrisë, si për të kujtuar ditët kur ai ishte pjesë aktive e politikës, ku ndonëse nuk spikati me angazhimin e tij politikë, u shndërruar në një personazh që nuk kalonte pa u vënë re.












