Fotot nga paparazzi/ Ish-rivalë për Bashkinë Tiranë! Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu nuk e harrojnë fushatën, shmangin përshëndetjen

Nov 23, 2025 | 13:25

Atë që nuk e bëri fushata elektorale, e bëri premiera e filmit “Kazerma”. Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliu janë përballur këtë herë në një tapet të kuq, ku të dy ishin të ftuar për të shijuar mbrëmjen mes miqve dhe kolegëve.

ogerta manastirliu flor binaj1

Në zgjedhjet që do të mbaheshin më 9 nëntor, Binaj shpalli kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ndërkohë që Manastirliu nisi fushatën si emri që u propozua nga Partia Socialiste.

ogerta manastirliu flor binaj2

Ndonëse gjithçka u lë përgjysmë, dy rivalët ende i kanë të ndezura motorët për një fushatë. Madje, siç dy politikanëve rivalë iu ka hije, në një shkëmbim që kanë pasur të dy, kanë preferuar që të mos kenë me njëri-tjetrin as edhe një përshëndetje.

ogerta manastirliu flor binaj4

Teksa Binaj ka mbërritur dhe është përshëndetur me ish-ministren Margariti, Ogerta ka preferuar që të merret me telefonin e saj, duke shmangur një përshëndetje me të.

ogerta manastirliu flor binaj6

© Panorama.al

Te lidhura