Fotot nga paparazzi/ Dy aktorët harrojnë mëritë e vjetra, paqe mes Jul Dedës dhe Gentian Zenelajt

Oct 19, 2025 | 19:42

Grupi “The SHBLSH” që të gjithë e mbajmë mend, në atë kohë ishte shumë i pëlqyer nga publiku e kjo më së shumti nga protagonistët.

gentian zenelaj jul deda33

Ndërkohë anëtarët e tij jo vetëm që kanë vazhduar secili jetën e tij, por kanë mërzitur disi “fansat” pas prishjes së miqësisë me njëri-tjetrin. Konkretisht, dy personazhet që paparaci ynë ka sjellë në këtë shkrepje për disa kohë kanë pasur një raport të ngrirë me njëri-tjetrin.

gentian zenelaj jul deda4

Megjithatë, Juli dhe Genti këto ditë ia kanë lënë të shkuarës dhe sot gëzojnë një raport mes tyre, qoftë edhe vetëm për kortezi. Të dy të ftuar në premierën e filmit “ADN”, aktorët kanë ndaluar për disa momente me njëri-tjetrin, duke biseduar mes tyre.

Si dy aktorë profesionistë, si dy emra shumë të dashur për publikun, por mbi të gjitha si dy miq të mira, aktorët kanë treguar se e shkuara tashmë ka mbetur pas dhe raportet mes tyre janë në ditë të mira.

gentian zenelaj jul deda44

© Panorama.al

Te lidhura