FOTOT/ Mbrëmja e FSHF, ndahen çmimet. Futbollisti i vitit nga Partizani, gjyqtari më i mirë zgjidhet…

Dec 19, 2018 | 19:29

Federata Shqiptare e Futbollit organizon mbrëmjen e sotme, festën e fundivitit 2018, duke mbledhur kështu të gjitha klubet dhe ikonat e futbollit shqiptar, në një nga sallat e hoteleve në kryeqytet.

armand duka sinan idrizi

Të pranishëm janë presidentët e shumë klubeve, si Safet Gjici, Grigor Tavo, administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, si dhe drejtori i Partizanit, Olsi Rama.

cana rama lika

Në fotot e kapura nga “Panorama Sport”, në një moment Safet Gjici po diskutonte me presidentin e Luftëtarit, Grigor Tavo. Pas blerjes së Rrocës, mesa duket Kukësi e ka “piketuar” edhe Shkurtajn nga bluzinjtë, ku konkurrent ka edhe klubin e Partizanit.

gjici tavo

agron duka olsi rama

Figura të tjera të mëdha përmendim edhe Edvin Muratin, Lorik Canën, Shpëtim Duron e të tjerë.

cana murati

Në fjalën e presidentit Duka për mirëseardhjen e të ftuarve, shumë prej tyre e ngacojnë me batuta nga salla, dhe buzëqeshja nuk i mungon presidentit shumë herë gjatë fjalës.

armand dukaa

Të pranishëm janë edhe mjekët e ekipit Kombëtar, Ylli Mihali, Altin Haxhia dhe Arzen Voci, njëkohësisht tre breza të stafit mjekësor të Tiranës. Ndërkohë, nga ekipi bardheblu përfaqësues janë presidenti Refik Halili, si dhe drejtori Arbi Laçi.

duka halili arbi lacidoktoret e kombetarenuri halili dervishi

Legjendat e Kombëtares, i ka bashkuar Lorik Cana, ku poston një foto bashkë me Edvin Muratin, Klodian Duron dhe Elvin Beqirin, të katërt pjesë e suksesit historik ndaj Greqisë, 2-1 në 4 shtator 2004.

cana murati duro beqirigjici takajarmand duka agron dukaarmand duka agron duka fatmir mediuduka laska kokedhimaduka kokedhimagjici duka

Në mbrëmjen e organizuar nga FSHF, janë shpërndarë edhe disa çmime për legjendat e futbollit shqiptar, por edhe për më të mirët e sezonit që lamë pas.

ÇMIMET

“Nderi i futbollit shqiptar” Perlat Musta

“Nderi i futbollit shqiptar” Edvin Murati

“Nderi i futbollit shqiptar” Qamil Teliti (pas vdekjes)

“Legjenda e futbollit shqiptar” Genc Tomori

“Legjenda e futbollit shqiptar” Osman Mema

“Legjenda e futbollit shqiptar” Agim Canaj

Ndërkohë, futbollisti më i mirë i vitit është shpallur Lorenc Trashi, ndërsa në futbollin e femrave, Megi Doçi është shpallur futbollistja më e mirë.

megi doci

Nuk ka dyshime për arbitrin më të mirë, dhe ai që zgjidhet është Enea Jorgji.

OLSI TUJANI

© Panorama.al

Te lidhura