FOTOT/ Kthyen godinën në kazino dhe ‘dyqan’ droge, arrestohet përgjegjësi, në kërkim organizatori! Procedohen 15 persona, hetim dhe policëve! Gjenden miliona lekë, kokainë, makineta dhe…

Jan 1, 2026 | 11:20

Një godinë trekatëshe është zbuluar teksa ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lojërave të fatit dhe i shpërndarjes së kokainës në qytetin e Lezhës.lezhe operacion

Operacioni i koduar “Fishta”, për shkak të lagjes ku u krye goditja, ka çuar në arrestimin e përgjegjësit, shpalljen në kërkim të organizatorit dhe shoqërimin dhe procedimin e 15 klientëve që u kapën duke luajtur.

Nën hetim do të jenë edhe zinxhiri komandues i Policisë Lezhë që nuk arritën të zbulonin aktivitetin dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale po kryen veprime.

Gjithashtu janë sekuestruar miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi etj.

aksioni1 lezhe

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale  operacioni policor i koduar “Fishat”.

“Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë hetimin disiplinor për disa drejtues dhe punonjës policie, të cilët nuk kanë marrë masa për evidentimin dhe goditjen e kësaj paligjshmërie”, thuhet në njoftimin zyrtar mes të tjerash.

aksioni2 lezhe

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale,  bazuar në informacionet se në Lezhë, në një godinë trekatëshe në bulevardin “Gjergj Fishta”, funksiononte një kazino për ushtrimin e lojërave të fatit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fishat”.

Gjatë kontrollit në një banesë trekatëshe, të marrë me qira nga shtetasi E. U., 24 vjeç, dhe të përshtatur katet e dyta dhe të treta për ushtrimin e lojërave të fatit dhe përdorim droge, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 15 makineta për lojëra fati, një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, disa doza kokaine, 725 000 lekë të rinj, si dhe euro e dollarë.

droga lezhe

Në vijim të operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. A., 47 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Vënia në dispozicion të lokaleve për lojëra të paligjshme”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Po në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. U., 24 vjeç, për të njëjtat vepra penale, pasi nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas ka marrë me kontratë qiraje objektin që ishte përshtatur si kazino. Vijon puna për kapjen e tij.

Po gjatë operacionit u proceduan penalisht edhe 15 shtetas që u kapën duke luajtur lojëra fati në kazino.

parate lezhe

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nxjerrë përgjegjësitë e personave që kishin për detyrë parandalimin dhe luftimin e lojërave të paligjshme të fatit.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë”.

godina lezhe

© Panorama.al

Te lidhura