FOTOT/ Aksident i rëndë në Lushnjë-Berat, “Benz”-i përplas këmbësoren, ja si paraqitet gjendja e 53-vjeçares

Nov 16, 2025 | 18:02

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme (16 Nëntor), në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Çiflik.

aksidenti lushnje2

Një automjet tip “Benz”, me targa AA022PR, ka përplasur një kalimtare.

E plagosura është Shqiponja Gjoshi, 53 vjeçe, e cila është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe sipas mjekëve është nën kujdesin intensiv, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

aksidenti lushnje

Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun dhe për të hetuar dinamikën e shkaqet.

aksidneti3

Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës, në tjetrën, teksa e ka përplasur automjeti.

aksidenti lushnje1

© Panorama.al

Te lidhura