“Rama jepe dorëheqjen!”- Protesta e 20-të për largimin e kryeministrit, mijëra qytetarë nisin marshimin nëpër Tiranë: Ju erdhi fundi!

Jun 19, 2026 | 21:27

Mijëra qytetarë kanë nisur marshimin në rrugët e kryeqytetit, në kuadër të protestës së 20-të radhazi për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Pas grumbullimit në shesh dhe fjalimeve të mbajtura nga qytetarë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe pjesëmarrës të tjerë, turma është zhvendosur në rrugët kryesore të Tiranës, duke vijuar protestën me thirrje kundër qeverisë.

“Rama jep dorëheqjen!”, “Ju erdhi fundi!”, janë disa nga thirrjet që janë dëgjuar gjatë marshimit, ndërsa protestuesit mbajnë pankarta dhe flamuj kombëtarë.

Protestuesit kanë vijuar të përsërisin kërkesën e tyre për dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa marshimi i sotëm vjen pas 20 ditësh tubime të njëpasnjëshme në kryeqytet.

‘Nesër më shumë”, është thirrja e tyre, pasi ditën e shtunë, në protestën e 21-të është paralajmëruar një pjesëmarrje edhe më e madhe se këto tri javë poshtë kryeministrisë, pasi shqiptarë të diasporës janë nisur nga vendet ku jetojnë për t’ju bashkuar bashkatdhetarëve.

WhatsApp Image 2026-06-19 at 21.03.56 (1)

WhatsApp Image 2026-06-19 at 21.03.56

© Panorama.al

Te lidhura