FOTOLAJM/ Trump dhe Infantino ndjekin finalen e Botërorit nga tribuna VIP në “MetLife Stadium”, pas xhamit antiplumb

Jul 19, 2026 | 22:02

Në stadiumin “MetLife” të Nju Jorkut, ku po zhvillohet finalja e Kupës së Botës, janë të pranishëm presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump, si dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

donald trump kupa e botes (2)

Ata po e ndjekin ndeshjen nga tribuna speciale pas një xhami antiplumb, me sa duket për arsye sigurie.

Gjatë interpretimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë në shenjë respekti.

SHBA-të janë një nga tre vendet organizatore të Kupës së Botës 2026, së bashku me Meksikën dhe Kanadanë.

donald trump kupa e botes (3) donald trump kupa e botes (4) donald trump kupa e botes (5) donald trump kupa e botes (1)

© Panorama.al

Te lidhura