FOTO/ Dua Lipa dhe Callum Turner të pandarë në finalen e Kupës së Botës, shfaqen dorë për dore në stadium

Jul 20, 2026 | 15:43

Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, u shfaqën së bashku në finalen e Kupës së Botës, ku ndoqën nga afër përballjen mes Spanjës dhe Argjentinës.

DUA LIPA

Çifti u fotografua duke u larguar nga stadiumi, teksa mbanin duart e njëri-tjetrit pas përfundimit të ndeshjes, e cila u fitua nga Spanja me rezultatin 1-0.

Këngëtarja shqiptaro-britanike u shfaq me një veshje casual, me bluzë të bardhë, xhinse dhe aksesorë të veçantë, ndërsa Turner kishte zgjedhur një kombinim më sportiv me bluzë të zezë dhe xhinse.

DUA LIPA1

Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzuan martesën e tyre dy muaj më parë në Londër, ndërsa më pas organizuan një festë tre-ditore në Palermo të Siçilisë për të festuar me familjarët dhe miqtë.

© Panorama.al

Te lidhura