“Qeveria i çon medias tatimet sepse televizioni News 24 transmeton protestën”- Tabaku në Kuvend: Belinda Balluku, shembulli se e keni mbrojtur dhe sot ajo është pengesë për integrimin!

Jul 20, 2026 | 15:18

Qeveria hakmerret ndaj bizneseve pse janë kritike me të apo sepse transmetojnë protestën popullore që hyn sot në ditën e 51-të të saj, siç është dhe rasti i televizionit “News24”.

tabaku

Kështu u shpreh sot ndër të tjera nga Kuvndi deputetja demokrate Jorida Tabaku, teksa mori fjalën e saj.

“A është qeveri Evropiane ajo e cila i çon medias Drejtorinë e Tatimeve vetëm pse televizioni News24 mbron protestës dhe pse televizioni mbron protestën. A është kjo qeveri evropiane? Ky është modeli që duhet të lexojmë pas raportit”, tha Tabaku.

Tabaku preku rastin e një dite më parë ku “Tatimet” ushtruan kontrolle pranë “Prestige Resort” ku deputetja deklaroi se shkak është fakti se News 24 transmeton protestën qytetare antiqeveritare.

Ajo nënvizoi gjithashtu se rasti i Belinda Ballukut dhe mbrojtja e saj nga parlamenti dhe mazhoranca, janë shkaqet pse integrimi i Shqipërisë është penguar deri tani.

Ajo denoncoi sjelljen e PS-së për pengimin e SPAK në heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministres së pandehur për korrupsion, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.

“Qeveria shqiptare ka kërkuar periudha të ndërmjetme sepse jemi vite drite larg. Integrimi është barazi para ligjit, konkurrueshmëri, marrëdhënie me qytetarin. Raporti për vitin 2026 nuk njeh asnjë avancim përveç vetingut, përdor një gjuhë kritike. Pengimi për heqjen e imunitetit ngriti probleme serioze për barazinë para ligjit dhe ndarjen e pushteteve dhe një protestues arrestohet se mban një vezë në dorë e në xhep. Për qytetarin ligji është brutal, për politikanin është elastik. Belinda Balluku është shembulli se ky Kuvend e ka mbrojtur dhe sot është pengesë për integrimin. Komisionet hetimore janë rrëzuar, projektligjet dorëzohen në minutë të fundit pa konsultim”, tha ajo.

Më tej deputetja e PD shpjegoi pse Mali i Zi është para Shqipërisë dhe pse vendi ynë kishte rënie në shumë sektorë.

“Integrimi është proces i gjatë dhe njerëzor, ndryshimi dhe përfituesit duhet të jenë shqiptarët. Qeveria e ka mbajtur në hije sepse do të fshehë diferencën e madhe mes integrimit në letër dhe atij në të vërtetë. Janë vetëm 3 kapituj të mbyllur dhe duhet të kishte ndodhur që në muajin tetor 2025. Mali i Zi me 20 vite shtet ka mbyllur 17 kapituj. Një nga treguesit e arsimit është PISA, Shqipëria ka një rënie në të treja kategoritë dhe është pamja e një brezi që po humb mundësinë për të konkurruar me bashkëmoshatarët. Ky është dështimi i qeverisë”, deklaroi ajo.

© Panorama.al

Te lidhura