FOTO/ “Sa të jem unë nuk keni shanse të…”- Tensionet në Kuvend e ndërpresin për herë të dytë, opozita s’lejon Avokatin e Popullit, Peleshi: Zoti Bardhi, mos e trash zërin me mua!

Jul 20, 2026 | 15:37

Tensionet në Kuvend u rikthyen dhe minutat e pushimit nuk i shërbyen aspak uljes së “gjakrave” mes deputetëve në sallë.

pehesli

Opozita u shpreh e vendosur të mos e lejonte Avokatin e Popullit të raportonte, që më pas të kalonin te diskutimet, duke deklaruar se ai ishte zgjedhur në mënyrë ilegjitime.

Kreu i grupit të PD Gazment Bardhi dhe sekretari Flamur Noka i kërkuan kryeparlamentarit Niko Peleshi qqë të ndryshonte rendin e ditës dhe të kalonte direkt në diskutime, pa e dëgjuar Endri Shabanin.

“Të kalojmë në diskutime. Ai është zgjedhur në mënyrë të paligjshme, është ilegjitim”, u shprehën ata.

kuvendi3

Por Peleshi i kundërshtoi:

“Nuk jemi këtë për përleshje, jemi për të përplasur mendimet dhe jo kokat. Diskutimet janë për raportin, nuk mund të diskutojmë në ajër. Nuk e vendosim ne kush njihet dhe kush nuk njihet, Avokati i Popullit është votuar nga ky Kuvend, ndryshe jemi në shkelje të Kushtetutës. Nuk jemi këtu për vetëgjyqësi dhe për të shpallur kush është legjitim dhe kush jo. Ta dëgjojmë njëherë e pastaj debatojmë. Nuk ka shans t’i impononi Kuvendit rendin e ditës, ta ndryshoni atë me forcë e të bërtitura, sa të jem unë këtu! Uluni”.

Por kjo i rriti edhe më shumë debatet dhe akuzat, aq sa Bardhi iu drejtua Peleshit për shkeljen e procedurave dhe mosdëgjim të opozitës.

Opozita qëndroi në këmbë e gjitha, duke mos e lëshuar foltoren e Kuvendit për asnjë moment.

kuvend1

Peleshi reagoi duke i kërkuar opozitës që të ulej, teksa tensionet e vazhdueshme e çuan seancën në ndërprerjen e dytë në pak minuta.

“Zoti Bardhi mos  trash zërin me mua, ju lutem, unë nuk jam edukatore. 5 minuta pushim për qetësim dhe ajrim”, tha Peleshi, duke mbyllur seancën përkohësisht.

kuvendi2

Tensionet në Kuvend edhen për shkak të raportimit të Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Pasi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi prezantoi pikën e radhës të rendit të ditës për raportimin e veprimtarisë së Avokatit të Popullit për vitin 2025, Gazment Bardhi kundërshtoi duke e cilësuar si provokim ndaj opozitës.

kuvendi

Çfarë ndodhi gjatë ndërprerjes së parë

Gjatë ndërprerjes së parë, opozita pengoi raportimin e Avokatit të Popullit.

Kreu i grupit të PD tha se Shabani është ushtar i Ramës dhe Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim për çështjen që ata kanë depozituar kundër zgjedhjes së tij si Avokat i Popullit.

Ndërsa në sallë do të dilte Shabani, deputetët demokratë rrethuan dhe bllokuan Foltoren. Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta.

WhatsApp Image 2026-07-20 at 15.10.31

“S’mund ta provokoni opozitën duke sjellë për të raportuar në këtë seancë një njeri që është zgjedhur në kundërshtim flagrant me Kushtetutën. Zotëria, në një falsifikim të pastër të procedurave parlamentare, ka keqpërdorur vullnetin e deputetëve të opozitës për të uzurpuar një pozicion kushtetues. Për sa kohë kjo cështje është në shqyrtim në GJK, të shkojë të mbajë fjalim te partia e vet, por jo të vij edhe të sillet këtu si Avokat i Popullit.

Nuk kemi nevojë të dëgjojmë një njeri që s’ka ngritur kurrë zërin gjithë këto muaj, është sjellë si ushtar partie dhe asnjë ditë të vetme si Avokat i Popullit. Largojeni nga salla e parlamentit! Keni shkelur Kushtetutën, grupi ynë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sa kohë nuk ka vendim, respektoni këtë sensibilitet të opozitës”, tha Bardhi.

Në këto rrethana, Peleshi ndërpreu punimet për 5 minuta pushim.

bllokimi i foltores

© Panorama.al

Te lidhura