Fotolajm/ Mbledhja urgjente e Ramës me deputetët në selinë rozë! Balluku shfaqet në publik kokë ulur, pasi iu publikuan përgjimet e SPAK

Nov 5, 2025 | 19:14

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është shfaqur në publik për herë të parë pas publikimit të përgjimeve të SPAK, ndërsa ndaj saj është ngritur zyrtarisht akuzë për “shkelje të barazisë në tendera” në lidhje me projektin e tunelit të Llogarasë.

Balluku në selinë rozë
Balluku në selinë rozë

Balluku është parë të futet në selinë rozë kokë ulur, pasi kryeministri Rama ka thirrur një takim urgjent me deputetët e Tiranës.

edi rama selia roze ps (1)

Kjo mbledhje vjen në një kohë kur zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tenderin e Llogarasë dhe ditë pasi Gjykata Kushtuese rrëzoi vendimin e qeverisë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryebashkiakut të Tiranës dhe anulimin e dekretit të Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

LEXO EDHE: “Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”- Zbardhen bisedat! Balluku urdhër Berberit: Hermetizëm, asnjë takim! Të mos marrësh vendime pa konsultim

edi rama selia roze ps (2)

Kujtojmë se gjatë ditës sot kryeministri Edi Rama mblodhi në selinë e qeverisë kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, kreun e grupit parlamentar Taulant Balla dhe kreret socialistë të komisioneve parlamentare.

Në selinë e PS-së është fotografuar edhe kreu i qeverisë, i cili është drejtuar për në zyrën e tij duke folur në telefon.

edi rama selia roze ps (3) edi rama selia roze ps (4) edi rama selia roze ps (5)edi rama selia roze ps (7) edi rama selia roze ps (8) edi rama selia roze ps (9) edi rama selia roze ps (10)

Lexo edhe:“Kur do ta hapësh Llogaranë se plasa?!”- Zbardhen bisedat! Balluku urdhër Berberit: Hermetizëm, asnjë takim! Të mos marrësh vendime pa konsultim

 “Ja këndoj këngën dhe nuk ma ndjen për asnjë” -Zbardhen bisedat e Ballukut me Ervis Berberin! Ministrja e Infrastrukturës: Mbylleni sot me urgjencë! Si u manipulua tenderi për Llogaranë

 Zbardhen përgjimet, si e “bleu” Belinda Balluku deputetin e Lulzim Bashës, porosia për Evis Berberin: Do të marrë Arbri, e kemi patriot! Do të pyes për dy toka në Vlorë!

 “Do vijë Plaku i ASL?”- “Gjallë e ka akoma nënën?”- Ironia e Ballukut me Berberin! Si u organizua takimi me pronarët turq që fituan garën për Llogaranë: E hapën kompaninë? Dua të vë para përgjegjësisë “mustaqen”!

© Panorama.al

Te lidhura