FOTO/ Po trafikonte me makinë 55 kg drogë në kufirin greko-shqiptar, arrestohet 68-vjeçari! Lënda narkotike e futur në thasë

Jul 18, 2026 | 13:40

Pas një operacioni të organizuar dhe të koordinuar nga oficerët e policisë të Departamentit të Hetimit dhe Ndjekjes Penale të Krimeve në Follorinë të Greqisë, një shqiptar 68-vjeçar u arrestua mëngjesin e djeshëm.

droga greqi

Ai po trafikonte me makinë një sasi të madhe lëndësh narkotike.

Më hollësisht, mediat greke informuan se në kuadër të veprimeve të synuara për të luftuar importin dhe trafikimin e drogës në vend dhe pas përdorimit të duhur të informacionit, mëngjesin e djeshëm oficerët e policisë lokalizuan një makinë private, të drejtuar nga një burrë 68-vjeçar, në një zonë të Follorinës dhe gjatë një kontrolli u konstatua se ajo mbante 2 çanta udhëtimi dhe 1 thes që përmbante gjithsej 50 pako me marijuanë, me një peshë totale bruto prej 55 kg e 422 gramë.

makina greqi

U sekuestruan gjithashtu edhe 3 telefona celularë.

© Panorama.al

Te lidhura