Olta Xhaçka ka qenë ndër deputetet më të lakuara të muajve të fundit. Shkak për këtë kanë qenë pikërisht akuzat e Partisë Demokratike, që madje kërkojnë edhe heqjen e mandatit të saj. Kërkesë kjo që ka shkuar deri në Gjykatën Kushtetuese. Por teksa opozita po vijon me betejën e saj, Xhaçka dukej gjithnjë e më shumë më e tërhequr në radhët e Partisë Socialiste.

Dikur ajo ishte ndër emrat që më së shumti kishte miq të mirë në radhën e kolegëve. Gjithnjë e shoqëruar me mikeshat e saj të kabinetit Rama, Xhaçka kishte padyshim një rreth miqësor të madh brenda selisë rozë. Por ndoshta nga akuzat e fundit, apo ndoshta për shkak të agjendës së saj, ish-ministrja, muajt e fundit është parë gjithnjë e më radhë në shoqërinë e kolegëve.
Edhe mbërritjet e saj në Parlament, janë disi më të heshtura. Krejt e vetme, e kemi parë sesi Olta nxiton hapat për t’u bërë pjesë e seancës dhe sapo përfundon me angazhimin e saj si deputete, ajo largohet menjëherë. Ajo që na ka rënë në sy, është fakti se tashmë gjithnjë e më të pakta kanë qenë rastet kur ajo është përshëndetur, apo ka qëndruar me kolegët e saj. Por teksa zgjedhë që me deputetët të kalojë më pak kohë, ajo nuk heq dorë nga mikeshat që ka jashtë politikës.
Deputetja është fotografuar nga paparaci ynë në zonën e ish-Bllokut, ku shfaqet në shoqërinë e një mikeshe të saj. Ashtu edhe si mund të dallohet nga fotot, Xhaçka dhe e njohura, bisedojnë së bashku përgjatë gjithë rrugës që bëjnë së bashku. Mesa duket për ish-ministren miqësitë e vjetra vijojnë ende të jenë të forta, krejt ndryshe nga ato që ka bërë vitet e fundit pranë Partisë Socialiste. Me një look edhe më formal se ai që jemi mësuar ta shikojmë në sallën e Parlamentit, duket se Olta e ka shijuar këtë ditë, nën shoqërinë e mikeshës së saj dhe dukshëm larg fokusit politik.












