Foto nga paparazzi/ Majlinda Bregu plot sharm edhe në të përditshmen! Çfarë ka zgjedhur të veshë ish-ministrja

Apr 27, 2025 | 13:11

Prej kohësh Majlinda Bregu i mungon politikës shqiptare, ndonëse angazhimi saj vijon me detyra të rëndësishme ndërkombëtare që ajo ka mbajtur.

majlinda bregu

Është e pamundur mos të na tërheqë vëmendjen për stilin dhe sharmin që transmeton në çdo dalje të sajën. Majlinda Bregu është padyshim sinonimi i stilit dhe këtë fakt e tregon edhe në të përditshmen e saj.

Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në të përditshmen e saj, në Tiranë, ku edhe njëherë tjetër është për t’u vlerësuar për stilin e saj.

Ish-ministrja kishte zgjedhur një kombinim mes ngjyrave të tokës, si dhe një kombinim mes zyrtares dhe “casual”. Teksa në politikë është gjithnjë e ftohtë dhe e matur kur flet, ndryshe është Majlinda kur flet për karrierën e saj jashtë Shqipërisë dhe familjen.

Ajo ka treguar se konkurroi për të fituar vendin e ri të punës, që për të thënë të vërtetën nuk është aspak i lehtë, për shkak se i duhet të qëndrojë për shumë ditë larg familjarëve të saj.

majlinda bregu  (1) majlinda bregu  (2) majlinda bregu  (3) majlinda bregu  (4)

 

© Panorama.al

Te lidhura