Përplasi qëllimisht me makinë 4 persona, Prokuroria kërkon arrestimin e autorit. Pamje nga momenti i incidentit

Jun 13, 2026 | 10:20

Prokuroria e Shkodrës ka urdhëruar ndalimin e Sibuel Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të përplasë me automjet disa persona gjatë një konflikti.

perplasja me makine

Sipas të dhënave hetimore, ngjarja ka ndodhur më 07.06.2026, kur i dyshuari, pas një konflikti të çastit dhe në gjendje të dehur, ka hipur në automjet dhe ka tentuar të përplasë disa persona, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Fillimisht, rasti është referuar si aksident rrugor nga policia, por hetimet e mëtejshme dhe një video e publikuar në media, që ka dokumentuar momentin e incidentit, kanë ndryshuar drejtimin e hetimit.

Pas analizimit të provave, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të Sibuel Durrësit, ndërsa materialet procedurale i kanë kaluar më tej organeve të drejtësisë për vijimin e hetimeve.

Njoftim për media

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër urdhëron ndalimin e shtetasit Sibuel Durrësi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

Rezulton se, ky shtetas më datë 07.06.2026, pas nje konflikt, nën efektin e pijeve alkoolike, ka tentuar të përplasë me automjet disa persona, duke ju rrezikuar jetën.

Fillimisht, nga shërbimet e policisë kjo ngjarje është raportuar si aksidentale, por pas veprimeve hetimore të thelluara dhe publikimit në media të videos së ngjarjes të dalë rishtazi, nga Prokurori është urdhëruar ndalimi i shtetasit Sibuel Durrësi, si i dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje”, të mbetur në tentativë.

© Panorama.al

Te lidhura