Foto nga paparaci/ Zegjine Çaushi e pa mësuar me pyetje, çfarë e mërziti deputeten e PS

Dec 28, 2025 | 14:29

Ndonëse prej disa muajsh vijon me detyrën e saj në Parlament si deputete, në rrjet Zegjineja është sërish një fenomen. Herë me batutat e saj, e herë me lapsuset, deputetja e Partisë Socialiste ia ka dalë që të jetë në qendër të vëmendjes.

zegjine caushi ne parlament

Gjatë fushatës, ajo ishte një ndër personazhet më të mediatizuar. Në rrjetet sociale, në media dhe kudo në terren, Zegjine Caushi duket se u shndërrua në një fenomen, ende pa e fituar mandatin e deputetes.

Tashmë, që ajo është në sallën e Kuvendit, një realitet i ri ka nisur, duke iu përshtatur rutinës së re dhe pozicionit të ri që i është besuar. Në seancat plenare, Zegjineja është ndër më korrektet, ku nuk mungon asnjëherë, duke ardhur e veshur formale, si i ka hije postit që përfaqëson.

Por ende nuk është mësuar me gazetarët dhe pyetjet që merr. Dukshëm nga imazhi i fytyrës së saj, mund të shquajmë se Zegjinesës nuk i ka pëlqyer aspak pyetja që iu bë, e me gjasa nuk do të përgjigjet. Por momenti i ‘pakënaqësisë’ së saj nuk kishte sesi t’i shpjegohej objektivit tonë.

zegjine caushi (1) zegjine caushi (2) zegjine caushi (3) zegjine caushi (4)

© Panorama.al

Te lidhura