FOTO/ Edi Rama takohet me kryeministrin e Katarit: Biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe projekte me rendësi

Nov 23, 2025 | 19:15

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij në Doha, Katar, ku u prit në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.

Edi Rama katar (1)

Gjatë takimit, Rama dhe  Al Thani mësohet se diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka bërë me dije se kanë diskutuar edhe mbi projektet me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Edi Rama katar (3)

“Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”, shkruan Rama.

Edi Rama katar (2) Edi Rama katar (4)

© Panorama.al

Te lidhura