Shembuj për mënyrën se si do të ndahen 140 mandate të Parlamentit për 12 qarqet e vendit. Metoda D’Hont dhe si kthehen votat në mandate.
Rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit do të përkthehet në mandate deputetësh me anë të dy formulave matematikore. Formula e parë është “D’Hont”, me anë të së cilës do të bëhet ndarja e mandateve midis koalicioneve, dhe metoda e dytë është “Sainte Lague”, që bën ndarjen e numrit të deputetëve brenda koalicionit. “Panorama” publikon dy shembuj se si do të kthehen votat e 23 qershorit në mandate për 12 qarqet e Shqipërisë.
Llogaritja e mandateve fillon me ndarjen midis koalicioneve dhe partive që garojnë të vetme në zgjedhjet e 23 qershorit. Në shembullin e parë është llogaritur ndarja e mandateve për një qark që ka tetë deputetë në total dhe ai parashikohet të ndahet midis katër koalicioneve dhe një partie që garon jashtë tyre. Në këtë qark, koalicioni 1 ka marrë 21 042 vota në total, Koalicioni 2 ka marrë 12 066 vota, Koalicioni 3 ka marrë 11 487 vota, koalicioni 4 ka marrë 4043 vota dhe partia X ka marrë 3259 vota. Sipas formulës “D’Hont”, çdo koalicion do të pjesëtojë shumën totale të votave të marra me numrin e kandidatëve njëri pas tjetrit.
Pra, votat totale do të pjesëtohen tetë herë me radhë progresivisht. Numri i votave total pjesëtohet me 1, pastaj me 2, pastaj me 3, e kështu me radhë, deri në tetë herë, sa është numri i mandateve të qarkut. Në tabelë janë të vendosur numrat e votave, sipas formulës, për tetë herë rresht për të gjitha koalicionet dhe partitë. Pas pjesëtimit fillon edhe ndarja e mandateve sipas vlerës më të madhe. Nëse një koalicion nuk arrin të marrë 5 për qind të votave të një qarku, automatikisht ky koalicion skualifikohet nga përllogaritja për të marrë deputetë. Por votat e marra prej tij nuk llogariten dhe nuk i kalojnë asnjë koalicioni tjetër.
BRENDA KOALICIONIT
Pasi ka marrë katër deputetë në këtë qark, koalicioni do të bëjë edhe ndarjen e mandateve brenda partive që përbëjnë koalicionin. Në shembullin tonë, koalicioni 1 është i përbërë nga 5 parti. Partia A ka marrë gjithsej 11 500 vota, Partia B ka marrë 4000 vota, Partia C ka marrë 2700 vota, Partia Ç ka marrë 2000 vota dhe Partia D ka marrë 842 vota. Ndarja e mandateve brenda koalicionit është më e ndryshme nga ajo e votave në total. Sipas formulës, shuma totale e votave të secilës parti pjesëtohet progresivisht me numrat tek. Pra me 1, pastaj me 3, pastaj me 5, pastaj me 7 e kështu me radhë. Më pas, formula është e njëjtë me të gjitha koalicionet.
Ndarja e mandateve per koalicionet
1. Mandatin e parë e merr Partia A,
pasi ka numrin më të madh të votave
në tabelë (kjo shifër përjashtohet nga
tabela)
2. Mandatin e dytë e merr Partia B,
pasi ka numrin më të madh të votave
në tabelë (kjo shifër përjashtohet nga
tabela)
3. Mandatin e tretë e merr Partia C,
pasi ka numrin më të madh të votave
në tabelë (kjo shifër përjashtohet nga
tabela)
4. Mandatin e katërt e merr Partia A,
pasi ka numrin më të madh të vota
(kjo shifër përjashtohet nga tabela)
. Të gjitha votat e mbetura nuk llogariten
më, pasi është plotësuar numri
i deputetëve që ka marrë koalicioni.











