Flet mjekja kirurge: Koliti ulceroz, ushqimet që e përkeqësojnë

Jun 9, 2019 | 19:50

Koliti ulceroz bën pjesë në sëmundjet inflamatore autoimune të zorrës së trashë. Kequshqyerja konsiderohet një nga faktorët që çojnë në përkeqësimin e simptomave, ndaj edhe duhet treguar kujdes për të evituar ato ushqime apo produkte, të cilat s’bëjnë gjë tjetër veçse e rëndojnë gjendjen.

Mjekja kirurge, dr. shk. Lindita Shosha, rëndit disa prej tyre. Kështu, përveç alkoolit dhe kafeinës, në listën e ushqimeve që duhen shmangur janë: fasulet, bizelet, bajamet, mollët e thata, kajsitë, kumbullat, brokoli, selinoja, lakra, qepët, misri, kërpudhat etj.. “Rëndësia e të ushqyerit është e rëndësishme për pacientët me kolit ulceroz, pasi simptomat e diarresë dhe gjakderdhjes mund të çojnë në anemi, dehidrim, humbje të ekuilibrit, humbje të elektroliteve dhe lëndëve ushqyese, lodhje e këputje trupore, dezorientim, pagjumësi etj..

 Lindita Shosha
Lindita Shosha

Shumë njerëz me kolit ulceroz duhet të konsumojnë ushqim në sasi të pakët, disa herë në ditë, dhe jo porcione të mëdha. Kjo ndihmon në rritjen e përthithjes së ushqimeve që konsumohen”, këshillon doktoresha.

Dr. Shk. LINDITA SHOSHA

USHQIMET QË DUHET TË EVITONI

Alkooli mund të stimulojë zorrët duke shkaktuar diarre. Kafeina në kafe, çaj, çokollatë dhe pije energjie është një nxitës dhe mund të përshpejtojë kohën e transitit në zorrën e trashë, duke çuar në defekime të shpeshta. Pijet e gazuara, duke përfshirë sodën dhe birrën, irritojë traktin e tretjes dhe shkaktojnë gaz.

Shumë prej tyre përmbajnë sheqer, kafeinë ose ëmbëltues artificialë, të cilët gjithashtu mund të irritojnë kolitin ulceroz. Produktet e qumështit duhet të shmangen nëse jeni laktozë intolerantë Fasulet, bizelet dhe bishtajoret janë me përqindje të larta në fibra dhe mund të rrisin aktivitetin e zorrëve, dhimbjet e barkut dhe shtimin e gazrave. Nëse jeni vegjetarian ose vegan, mund të provoni këto ushqime në sasi të vogla, për të parë nëse ato nuk shkaktojnë simptoma.

Frutat e thata, manaferrat, frutat me pulpë ose fara janë ushqime me përqindje të larta në fibra, që mund të irritojnë zorrën. Ushqimet që përmbajnë squfur ose sulfate mund të shkaktojnë prodhim të tepërt të gazit. Sulfatet gjenden në shumë ushqime, përfshirë birrën, verën, qumështin, vezët, djathin, mollët e thata dhe kajsitë, bajamet, makarona gruri, bukë, kikirikë, rrush, kumbulla, mish të kuq. Ushqimet me fara kanë përmbajtje të lartë fibre, mund të rrisin tranzin e zorrëve, dhimbjet e barkut dhe shtimin e gazit. Mishi, sidomos mishi yndyror.

Yndyra e tepërt nuk absorbohet siç duhet, kjo mund t’i bëjë simptomat më keq. Mishi i kuq i lartë në sulfate shkakton dhe rritje te gazrave. Arrat mund të shkaktojnë përkeqësim të dhimbjeve abdominale, fryrje dhe diarre. 11. Kokoshkat janë një ushqim i rëndë që nuk tretet plotësisht nga zorra dhe mund të shkaktojë diarre.

Alkoolet e sheqerit (si sorbitoli dhe manitoli) gjenden në çamçakëz dhe karamele pa sheqer, akullore, disa fruta dhe lëngje frutash (mollë, dardha, pjeshkë dhe kumbullat) dhe mund të shkaktojnë diarre, fryrje dhe shtim te gazrave në disa njerëz. Çokollata përmban kafeinë dhe sheqer, të cilat mund të irritojnë traktin e tretjes dhe të shkaktojnë diarre. Perimet, siç janë: brokoli, selinoja, lakra, qepët, misri dhe kërpudhat janë të vështira për t’u tretur.

Ushqimet me erëza, salcat djegëse dhe piper mund të shkaktojnë diarre në shumë njerëz dhe në dikë me kolit ulceroz që konsumon një ushqim pikant, mund të përkeqësojë simptomat. Gluteni, i gjetur në grurë, thekër, elb, te njerëzit që kanë ndjeshmëri ndaj glutenit shkakton fryrje, dhimbje dhe diarre. Sigurisht, dieta personalizohet sipas çdo individi, sepse edhe sëmundja ka stade të ndryshme, klinikë të ndryshme në individë të ndryshëm.

Shkaqet dhe faktorët e rrezikut

Shkaku i saktë i kolitit ulceroz mbetet i panjohur. Më parë dyshoheshin dieta dhe stresi, por tani mjekët e dinë se këta faktorë mund të përkeqësojnë, por nuk shkaktojnë kolit ulcerativ.

Një shkak i mundshëm është një mosfunksionim i sistemit imunitar.

Trashëgimia luan gjithashtu rol. Kjo patologji është më e zakonshëm te njerëzit që kanë anëtarë të familjes me këtë sëmundje.

Megjithatë, shumica e njerëzve me kolit ulcerativ nuk e kanë këtë histori familjare. Faktorët e rrezikut mund të përfshijnë: Mosha: Koliti ulceroz zakonisht fillon para moshës 30 vjeç, por nuk përjashtohen as moshat mbi 50 vjeç.

Historia familjare

© Panorama.al

Te lidhura