“Fitore historike”- Kryeministri britanik uron Edi Ramën: Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku

May 13, 2025 | 22:34

Kryeministri i Britanisë së Madhe Keir Starmer ka uruar homologun shqiptar, Edi Rama për fitoren në mandatin e 4.

rama starmer

Me anë të një postimi në X, Starmer e konsideron si fitore historike, ndërsa thekson se pret me padurim vazhdimin e punës “për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”.

“Urime Edi Rama për fitoren tuaj historike zgjedhore. Pres me padurim të vazhdojmë punën tonë së bashku për të ofruar rezultate për njerëzit që punojnë në të dy vendet tona”, shkruan Starmer në X.

© Panorama.al

Te lidhura