Britanikja “The Sun” ka publikuar një video e cila dëshmon për ekzistencën e UFO-ve.
Videoja është xhiruar në xhunglën e Amazonas. Mendohet se është xhiruar nga dy turistë britanikë, të cilët nuk janë identifikuar. Specialistët thonë se kjo është një e vërtetë e madhe, dhe do të jetë e vështirë për ta hedhur poshtë.
Videoja thonë ata, vjen nga një zonë e njohur për aktivitetin intensiv të UFO-ve, dhe kjo tregon mjaft qartë se “të huajt” janë të interesuar për këtë rajon për shkak të diversitetit të saj.











