Vdekja e djalit të Faik Myrtajt, policia: Vetëvrasje

Apr 11, 2011 | 13:23

FIER- Djali i Faik Myrtaj, njëri prej viktimave të demonstratës së 21 janarit është gjetur i vdekur, jashte baneses se tij, ne Kreshpan te Fierit. Viktima është Bardhosh Myrtaj rreth moshës 22 vjecare, i cili ka humbur jeten nga goditja me nje plumb, qe sipas policise eshte shkak i vetevrasjes.

Pas hetimeve te para, policia ben me dije se gjithe dyshimet flasin për një vetëvrajse të mundshme. Vete  familjaret kane pranuar gjate deshmive te dhena se ai pas vdekjes se te atit ka shfaqur shenja te depresionit.

Burime nga familjaret bejne me dije se ai para se te gjendej i pajete, kishte telefonuar xhaxhane dhe te vellane, qe te shkonin per te marre motorin, me te cilin viktima kishte levizur ne nje pjese kodre, fare prane baneses, ne Kreshpan, ne Cakran te Fierit.  Kur kane mberritur aty, xhaxhai dhe vellai e kane gjetur te vrare.

Trupi i pajetë është përcjellë në spitalin e Fierit në pritje të ekzaminimit përkatës dhe ne hyrje te spitalit kane pritur per ore familjare dhe te aferm.

Kjo eshte tragjedia e dyte ne familjen Myrtaj, pas asaj te ndodhur muaj me pare, kur kryefamiljari gjeti vdekjen ne demonstraten e opozites, se bashku me 3 protestues te tjere, Ziver Veizin, Aleks Niken dhe Hekuran Deda.

 

© Panorama.al

Te lidhura