Festat, OSHEE: Në punë 24 orë. Ja numrat e telefonit kur keni defekte

Dec 30, 2015 | 15:05

Gjatë ditëve të festave, OSHEE ka marrë masat që të gjendet në gatishmëri në rast se do të ketë defekte dhe mungesë të energjisë elektrike në vend.

Sipas njoftimit për shtyp, thuhet se është ngritur Shtabi Qëndror i Gatishmërisë për garantimin dhe furnizimin me energji elektrike të të gjithë banorëve, duke vendosur në dispozicion të plotë 1300 punonjës.

Energjia elektrike
Energjia elektrike

Bazuar mbi një plan masash, ekipet e OSHEE janë pozicionuar në pikat kritike, në mënyrë që reagimi për zgjidhjen e defekteve/avarive të mundshme të jetë brenda një kohe të shkurtër.

Sipas drejtorit të Divizionit të Shpërndarjes, Petraq Lika, do të bëhen kontrolle çdo orë të pajisjeve elektrike nga personeli operativ i n/stacioneve, për të parandaluar avarite e mundshme në pajisje dhe linja 35 kV, që shoqërohen me nderprerje masive të energjise elektrike.

Nga ana tjetër, kompania gjen rastin tu bëjë apel abonentëve, të jenë më eficient në konsumin e energjisë, sidomos në ditët e fundit të vitit, për të shmangur kështu ngarkesat e panevojshme në rrjet si dhe defektet e mundshme.

Gjithashtu, kompania ka vendosur në gatishmëri të abonentëve një staf të detikuar 24 orë në shërbim të marrjes së njoftimeve për raste të mungesës së energjisë elektrike.

Numri 04 22 74 141 do të jetë në shërbim 24 orësh – call center, si dhe janë vendosur të tjera numra kontakti për çdo rajon.

Më poshtë do të gjeni nr e kontaktit për secilin rajon për raste defektesh dhe mungesës së energjisë. Shërbimi do të jetë 24 orësh!

• Numrat e dispecerive

Shkodra Durrësi
022801023 052 222 097
022801024
022801025

Burreli Gjirokastra
069 41 46 389 084 262 555
069 41 45 616 084 264 465

Fieri
034 210 000 Tirana
034 210 002 042 355 269
042 355 270
042 358 888
Elbasani
069 41 46 603 Nr Call Center
069 41 46 604 04 22 74 141
054 221 000 Për të gjitha Rajonet
054 221 001
054 221 002

© Panorama.al

Te lidhura