Ferguson ironizon rivalët: Në Moskë fituan më të mirët

Apr 5, 2011 | 12:25

Trajneri i Mançesterit nuk ka ngurruar të thumbojë rivalët e Çelsit, për faktin se ata ndihen ende të zhgënjyer me mënyrën se si e humbën finalen e Moskës në Champions në vitin 2008. “Kanë bërë disa ndeshje të mira kundër nesh dhe këtë e dëshmojnë 4 përballjet e fundit. I kemi mundur në finale, sepse ishim skuadra më e mirë në fushë. Po kaq të mirë ishim edhe disa javë më parë kur u përballëm me ta. Ne kemi kualitetin, kjo s’mund të vihet në dyshim. Tani na duhet pak më shumë fat, sepse në takimet e fundit kundër tyre, nuk mund të them se ka qenë në anën tonë”.

© Panorama.al

Te lidhura