As limuzinë, as femra kubiste e as muzikë të shfrenuar. Kësaj here Fatmir Hysenbelliu, i cili mbushi 19 vjeç pak ditë më parë, ka preferuar të kalojë këtë ditë të shënuar në shoqërinë e miqve më të ngushtë, në një restorant të qetë të kryeqytetit. Vitin e kaluar, djaloshi i cili ka provuar të luajë futboll në tri ekipe prestigjoze europiane, bëri jo pak bujë me një festë që dukej sikur shënonte edhe fillimin e një epoke të re, tashmë ai ishte maxhoren. Ndërsa këtë vit, për çudi Fatmiri ka ftuar miqtë më të ngushtë në një festë private, duke mos preferuar të bëjë bujë. Gjithsesi, miqtë nuk e kanë harruar këtë ditë të shënuar për Onin dhe i kanë sjellë atij shumë dhurata, ku më së shumti të bien në sy veshjet firmato, të cilat ai i pëlqen shumë, si dhe lule e parfume. Edhe 100 Fatmir!











