“Falje gjobash e kamatash për qytetarët e bizneset, do të zerohen”- Premtimi i Sali Berishës: Rama kërkonte amnisti për trafikantët dhe grupet kriminale

Apr 23, 2025 | 11:30

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se do të falë gjobat dhe kamatat për qytetarët e bizneset.

sali berisha232

Berisha tha se do të zerohen të gjitha gjobat e kamatat nga viti 1992 deri në datën 11 Maj, ditë e zgjedhjeve parlamentare.

Kryedemokrati theksoi se Rama kërkonte amnisti për trafikantët dhe grupet kriminale, por shtoi ai “ne do të bëjmë për qytetarët e bizneset e ndershme”.

Sali Berisha: Ne kemi premtuar faljen e çdo gjobe për qytetarët shqiptarë që është vendosur para datës 11 Maj e gjer në ’92. Çdo gjobë, çdo kamatë, zerohet, bëhet ineksiztente për çdo gjë. Duam ti çlirojmë qytetarët nga makthet e padrejtësive që ata kanë përjetuar ndër vite.

Ne i kemi falur kamatat, këto i rikthyen. Jo vetëm qytetarët por do të falim edhe gjobat e bizneseve të vogla, janë viktimë e arbitraritetit të inspektorëve të qeverisë.

Jemi të vendosur të falim çdo gjobë, ai kërkonte amnisti për trafikantët për grupet kriminale, por ne do të bëjmë për qytetarët e bizneset e ndershme.

© Panorama.al

Te lidhura