A e dini se kush është presidente e Kosovës, dhe a mund të na thoni diçka për të? Me kete pyetje i është drejtuar Jelko Kacin, deputet i Parlamentit Evropian nga Sllovenia, drejtorit menaxhues për Ballkanin, Miroslav Lajaçak. Ky i fundit është përgjigjur se nuk di më shumë sesa kanë dëgjuar edhe vetë deputetët. Megjithe kete Lajcak, ka shtuar se me rendësi është se zgjedhja e saj pasi ajo evitoje një krize kushtetuese në Kosovë.
Lajmi publikohet sot nga “Koha Ditore”,e cila raporton se shumë deputetë të parlamentit Evropian në fakt pyetjet rreth presidentes së Kosovës i bëjnë për të shprehur në mënyrë ironike mënyrën se si është zgjedhur ajo në këtë post dhe sesi rolin kryesor në këtë proces e ka luajtur ambasadori amerikan Christofer Dell.
Sipas tyre parlamentarët evropian gjithashtu janë të shqetësuar për rolin e BE-së në Kosovë ndërsa europarlamentarja Doris Pack, ka thënë se BE-ja ka humbur rolin në Kosovë sepse gjithçka është vendosur nga ambasadori Dell dhe 3 persona.











