Pas ofertës së serbëve të veriut të Kosovës që EULEX-it t’i mundësohet liria e lëvizjes me kusht që të mos bartë doganierët dhe policët kosovarë, nga EULEX-i porosisin që barrikadat të largohen sa më shpejt që të jetë e mundur.
“Liria e lëvizjes duhet të mundësohet sa më shpejt që të jetë e mundur, me largimin e barrikadave nga rrugët,qe do të ishte në dobi të banorëve lokalë dhe pranisë ndërkombëtare si KFOR-i, EULEX-i dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”.
“Ky është parakusht për vendosjen e sundimit të ligjit dhe është në interes të të gjithë qytetarëve në Kosovë, përfshirë edhe ata në veriun e Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë, Irina Gudeleviq.











