Etiopi, vdes nga infeksioni i mistershëm Kryeministri i vendit

Aug 22, 2012 | 13:18

Melez Zenavi, Kryeministri i Etiopisë dhe një nga aleatët e SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, ka ndërruar jetë në moshën 57- vjeçare pas një infektimi të papritur, kur po trajtohej në një spital jashtë vendit. Meles ishte shtruar në spital në muajin korrik, por nuk ishin dhënë detaje për gjendjen e tij shëndetësore. Ish-lideri gueril ishte në krye të vendit që pas rrëzimit nga pushteti të Mengistu Haile Mariam, në vitin 1991. Televizioni shtetëror njoftoi se zëvendëskryeministri e njëherazi ministri i jashtëm i Etiopisë, Hailemariam Desalegn, do të kryejë rolin e kreut të ekzekutivit të vendit.

© Panorama.al

Te lidhura